Gjithqka qe ju duhet te dini rreth shkolles tone.
Duke besuar fuqishëm se e ardhmja e vendit varet direkt nga përgatitja dhe fuqizimi i gjeneratave të reja, ne synojmë që të maksimalizojmë angazhimin edhe në përgatitjen morale, sociale dhe edukative, përveç përgatitjes profesionale - gjithmonë duke i nxitur metodologjitë kreative në zbatimin e materialeve, për t’i bërë sa më të leht të akseptueshme dhe të këndshme për nxënësit. Pra, brenda një dekade synojmë të jemi shkollë model në nivel vendi e pse jo edhe më gjerë, duke zbatuar metodat bashkëkohore të mësimdhenies dhe të nxënit, me mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit, ku nxënesit të jenë në qendër të vëmendjes.
Vizioni leht është i shëndrrueshëm në mision, ku do të kemi në fokus ndërtimin e kapaciteteve njerëzore dhe materiale për zhvillimin cilësor të procesit mësimor. Qëllimi parësor do të jetë përgatitja e nxënësve për punë pas kryerjes së shkollës, si dhe për të vazhduar suksesshëm në arsimin e lartë dhe superior, e ku do të bëheshin shtyllë e fuqishme për veten dhe familjen por edhe për shoqërinë.
Ne mungese te stafit shendetesor ne vitet e 60-ta u ndje nevoja per te pasur nje shkolle profesionale te mjeksise ne nivelin e mesem, krahas perpjekjeve te medha mesimet e para filluan ne shtepite-shkolla por pa e pasur aprovimin nga institucionet kompetente dhe pa kushte per zhvillimin e procesit mesimor, kjo menyre e mesimit shkoi drejt shuarjes te kesaj dege, por fatmiresisht pas disa viteve te veshtira u aprovua nga ministria e arsimit ne 1992 qe te vendosen ne nje objekt te ri dhe te nderrohet emri i objektit, qe nga ajo dite shkolla jone bart emrin e mjekut te shquar "Dr. Ali Sokoli"