Pas takimit të realizuar me kompaninë Trepharm, jemi të lumtur të iu njoftojmë që nxënësit e shkollës kanë filluar të marrin fillet e tyre në aftësimin profesional përmes punës praktike në këtë kompani.
Ata do të mund të njihen për së afërmi me punën dhe prodhimin e barnave në fabrikë, duke e bërë këtë përvojë të dobishme për ta. Në këtë takim morën pjesë drejtori, Flamur Bujupi së bashku me koordinatoren për cilësi Valentina Biba-Dushi dhe profesoreshën e Farmacisë Lindita Aliaga, si përfaqësues të Sh.M.L “Dr. Ali Sokoli”.
Jemi të kënaqur me partneritetin që po zhvillojmë në shërbim të nxënësve dhe me padurim presim t’i shohim sukseset e tyre!




