Sot, për nder të 17 Shkurtit - Ditës së Pavarsisë së Kosovës, nxënsit e shkollës sonë realizuan një program të mrekullueshëm!

Një punë dhe angazhim i tillë meriton lavdata dhe respekt, andaj ne si mësimdhënës ndjehemi shumë krenar! Me ç'rast duke i'u uruar Festën e Pavarësisë i falenderojmë për momentet e këndshme që na dhuruan dhe njëkohësisht i'u urojmë suksese të vazhdueshme!

Me këtë orë letrare që u mbajt u promovuan përsëri vlerat e vendit tonë. Kishte pika nga më të ndryshmet të cilat sollën shumë emocione. Përgëzojme nxënësit për interesimin e shfaqur në këtë drejtim të cilët me punë arritën ti sjellin në mënyrën me të mirë të mundshme kujtimet dhe falenderimet për dëshmorët të cilët dhanë jetën për liri.

Sot festuam me ardhmërinë e këtij vendi, me brezat e rinj të cilët nuk e harrojne kurrë kontributin e atyre që dhanë jetën për liri dhe tjerët qe dhanë gjithcka për këtë ditë. Sot ju urojme festën, festofshim përherë në këtë tokë të bekuar. Qofshim përherë faqebardhë!